Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Afati trejavor i Ballukut ishte vetëm për të fituar kohë, jo për mbrojtje



Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar afatin prej tre javësh të kërkuar nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku për t’u njohur me aktet dhe provat, duke e cilësuar atë si një përpjekje të qëllimshme për të fituar kohë.

Bardhi tha se as Balluku dhe as ekipi i saj nuk kanë tërhequr dosjen hetimore, duke argumentuar se qëllimi i vetëm i afatit ishte që Balluku të kalonte Vitin e Ri në banesën e saj dhe jo në burgun e grave në Pojskë.

“Afati prej tre javësh është një alibi për t’iu fshehur drejtësisë, jo kohë e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen, pasi mbrojtësit e Ballukut nuk kanë denjuar as të tërheqin materialet hetimore. Nuk i ka tërhequr as vetë e pandehura që kërkon kohë të përgatitej. Afati trejavor që Balluku të hante Vitin e Ri në shtëpinë e saj e jo në burg, ka skaduar. Peleshi duhet të sqarojë pse nuk kërkon mbledhjen e Këshillit”, tha Bardhi.