
Ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani është emëruar shef i Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë Speciale.
Lëvizja është bërë nga kreu i ri i institucionit Klodian Braho.
Lëvizje të tjera janë emërimi i Vladimir Marës si shef të Seksionit kundër Krimit të Organizuar e Terrorizimit dhe i Dorina Bejkos si shefe të Seksionit kundër Korrupsionit.