
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një pikë karburanti në Fushë Krujë. Dyshohet se një person që ishte në timonin e një taksie ka kërcënuar punonjësit e karburantit duke marrë xhiron ditore.
Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve, shkruan Neës24.
Personi në fjalë ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët. Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.