
Mbërrin Viti i Ri 2026! Ai ka hyrë zyrtarisht në Kiribati, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor që tradicionalisht shënon hyrjen e parë në vitin e ri në botë. Me orën lokale që shënoi mesnatën, banorët e ishujve nisin festën e ndërrimit të viteve, duke u bërë të parët në botë që përshëndesin 2026-ën. Nga Kiribati, 2026-a nis rrugëtimin drejt pjesës tjetër të globit.
Nga Kiribati në Samoa, kalimi global nga viti 2025 në vitin 2026 do të zgjasë 26 orë, jo 24.
Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026. Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që pret Vitin e Ri.