Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Familja Rama më mafiozja në Ballkan, ta shporrim me gjithë Ballukun


Kreun e kapobandës dhe familjen më mafioze në Ballkan e cilësoi kreu i PD-së kryeministrin Rama.

Ai tha se Rama dhe familjarët e tij janë të lidhur me skandalin e AKSHI-t ku janë vjedhur fondet publike dhe ku janë rrëmbyer zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë.

Sipas kryedemokratit, ish-zyrtari i AKSHI-t është rrëmbyer një javë pas biznesmenit Gerond Meçe dhe është dhunuar keqazi në bodrumet e Suel Çelës.

“Sot e tutje Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën dhe zhargonin e kordinatorit të tij Gys Agasi. Edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën thonte se e bëj me urdhër të kapos. Këto janë një bandë që se ka parë ndonjëherë kjo tokë. Duke ardhur këtu tek ju, po lexoja fatin e pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe baxhanakut të tij, Daniel Shimes. E rrëmbyen pas një jave të Gerond Meçes. Kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kockat dhe e sollën të vdekur në shtëpi. Asnjë fjali nuk dilte, ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pat mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane të cilat bënë atë që u takonte. A e dini ju ç’ka ndodh. Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, paçka se ishte akt makabër, rrëmbim nga 4 persona, e ndjekur trajektorja deri tek tuneli i Qafë Krrabës. Prokuroria e Tiranës bëri atë që firmosi moshapjen e hetimeve për personin. Shikoni ku jetojmë. Dhe ai nuk figuron në dosje fare, pasi ai dinte çdo gjë, më shumë se Gerondi, ai ishte zv.drejtor i AKSHI-it dhe kishte memorizuar vjedhjen nga familja më mafioze e Ballkanit, familja Rama.” – tha Berisha.