
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Vlorë, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mungesën e ujit.
Zhupa ironizon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, ku mësohet të ketë thënë se qytetarëve u kërkohet të mos ankohen për mungesën e ujit, por të lahen me shampanjë.
Ajo e vlerësoi protestën e qytetarëve të Vlorës si një akt dinjiteti dhe qytetarie, duke theksuar se ata kanë të drejtë të kërkojnë shërbime minimal.