Vendosni fjalën kyçe....

Balliu i përgjigjet Ramës: Pa e çuar para drejtësisë kreun e narkoshtetit s’ka shpëtim, mbrojti veten jo Karçanajn


Deputeti demokrat Klevis Balliu iu përgjigj kryeministrit Rama i cili i quajti akuzat ndaj shefes së AKSHI-t “të hatashme”.

Në një shënim në Facebook, Balliu shkruan se Rama në fakt mbrojti veten e tij dhe jo kreun e AKSHI-t Karçanaj.

Balliu nënvizoi se baxhanaku I Edi Ramës ka përfituar mbi 800 tendera nga AKSHI ndërsa ia ka dorëzuar krimit të organizuar të dhënat e qytetarëve.

“Rama nuk mbrojti AKSHI-n, por veten e tij

Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar. Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore. Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama. Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit.” – shkruan Balliu.