
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi automjeti që dyshohet se ai drejtonte nën efektin e alkoolit ka përplasur dy punonjës policie, të cilët po kryenin kontrolle rutinë.
Si pasojë e përplasjes, dy efektivët pësuan dëmtime të lehta. Ata morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.