
Reshjet e dëborës kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje në qarkun e Korçës. Në aksin Boboshticë-Dardhë po kryhet pastrimi i rrugës me borëpastruese dhe hedhja e kripës.
Sipas Prefekturës, nuk ka akse të bllokuara dhe qarkullimi në të gjitha rrugët kryesore të qarkut vijon normal. Autoriteti Rrugor Shqiptar po monitoron situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.