
Kongresi Amerikan ka prezantuar një projektligj të ri për Ballkanin Perëndimor.
Projektligji i titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act” është prezantuar më 10 shtator 2025 nga përfaqësuesi republikan William Keating dhe është deleguar për shqyrtim në Komisionin për Punët e Jashtme dhe shtesë në Komisionin për Drejtësinë, për një periudhë që do përcaktohet më pas nga Kryetari i Dhomës.
Raporti prej 43 faqesh përcakton vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Mal i Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroacia, Kosova e Maqedonia e Veriut) si sfera kyçe të ndikimit të SHBA-së dhe luftën kundë koorrupsionit si kyçe për strategjinë dhe interesat kombëtare të SHBA-së.
Projektligjit vë gjithashtu theksin se formimi i liderëve të rinj në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes programeve të caktuara, zhvillimin e mirëqenies, tregtisë, integrimin, projektet energjetike e hyrjen e kompanive amerikane në rajon.
Pikat kryesore të projektligjit
- Lufta kundër korrupsionit si prioritet
Pengesa kryesore: Korrupsioni, përfshirë udhëheqësit politikë, cilësohet si barriera më e madhe për zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.
Goditja e rrjeteve: SHBA nuk synon vetëm individët, por të gjithë infrastrukturën që mbështet korrupsionin dhe autokracinë.
- Sanksione të bashkërenduara
Koordinimi ndërkombëtar: SHBA do punojë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar për të harmonizuar listat e sanksioneve.
Qëllimi: Krijimi i një bllokade të unifikuar financiare dhe diplomatike për personat “Non Grata”.
- Pavarësia energjetike
Largimi nga Rusia: Reduktimi i varësisë nga gazi dhe nafta ruse shihet si interes i sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Diversifikimi: Mbështetje për burime të reja energjie (gaz i lëngshëm, energji e rinovueshme) për të thyer ndikimin gjeopolitik të Moskës.
- Siguria Kibernetike dhe Dezinformimi
Mbrojtja e zgjedhjeve: Luftimi i fushatave të dezinformimit që minojnë integritetin e zgjedhjeve dhe besueshmërinë e institucioneve.
Asistencë teknike: Dislokimi i ekipeve të mbrojtjes kibernetike (Cyber Command) për të përforcuar infrastrukturën kritike të qeverive partnere.
- Integrimi Euro-Atlantik
Anëtarësimi në BE dhe NATO: Mbështetje e plotë për hyrjen e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë në BE.
Kushtëzimi: Partneriteti i SHBA-së do të prioritizojë ato vende që tregojnë angazhim real ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
- Stabiliteti në Bosnje dhe Hercegovinë
Misioni ushtarak: Mbështetje për mandatin e EUFOR dhe forcimin e prezencës së NATO-s në Sarajevë, veçanërisht nëse Rusia tenton të bllokojë riautorizimin në OKB.
- Shpopullimi dhe zhvillimi ekonomik
Emigrimi i të rinjve: Dokumenti njeh “ikjen e trurit” si një rrezik demografik dhe kërkon reforma që krijojnë punësim për të rinjtë dhe gratë.
Tregu rajonal: Mbështetje për nismat si Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, me kushtin që ato të jenë transparente dhe përfshirëse.
NENI 6. Iniciativat për zhvillim demokratik e ekonomik dhe prosperitet.
(a) Iniciativa kundër Korrupsionit.—Sekretari i Shtetit, përmes programeve ekzistuese dhe të reja, do të zhvillojë një iniciativë që:
(1) synon të zgjerojë asistencën teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh kushtet lokale dhe në varësi të pëlqimit të qeverisë së vendit pritës për të hartuar strategji të reja kombëtare kundër korrupsionit;
(2) synon të ndajë praktikat më të mira dhe të ofrojë trajnime për agjencitë civile të zbatimit të ligjit dhe institucionet gjyqësore, si dhe trupat e tjerë administrativë përkatës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e këtyre agjencive dhe institucioneve;
(3) forcon strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit— (A) për të luftuar korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, në organet e pavarura të mbikëqyrjes zgjedhore dhe në proceset e prokurimit publik; dhe (B) për të forcuar mbikëqyrjen rregullatore dhe legjislative të fushave kritike të qeverisjes, si liria e informimit dhe prokurimi publik, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike dhe rrjeteve të infrastrukturës së TIK-ut;
(4) përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Iniciativën për Reziliencën Demokratike Evropiane të Departamentit të Shtetit, ose në çdo iniciativë pasardhëse ekuivalente, dhe e konsideron Ballkanin Perëndimor si përfitues të financimeve kundër korrupsionit për këtë iniciativë; dhe
(5) synon të promovojë rolin e rëndësishëm të një medie të pavarur në luftën ndaj korrupsionit përmes angazhimeve me qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke ofruar mundësi trajnimi për gazetarët në raportimin investigativ.
NENI 9. Iniciativa e Liderëve të Rinj Ballkanikë.
(a) Mendimi i Kongresit.—Është mendimi i Kongresit se programet e rregullta të shkëmbimit njerëzor që sjellin udhëheqës fetarë, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, politikanë dhe individë të tjerë nga Ballkani Perëndimor në Shtetet e Bashkuara do të forcojnë marrëdhëniet ekzistuese dhe do të çojnë përpara interesat e Shteteve të Bashkuara dhe vlerat e përbashkëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
(b) Programi i lidershipit BOLD për liderët e rinj ballkanikë.— (1) MENDIMI I KONGRESIT.—Departamenti i Shtetit, përmes BOLD, një program lidershipi për liderët e rinj në disa vende të Ballkanit Perëndimor, luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e liderëve të rinj në përmirësimin e angazhimit qytetar dhe zhvillimit ekonomik në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. (2) ZGJERIMI.—BOLD duhet të zgjerohet, në varësi të disponueshmërisë së alokimeve buxhetore, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
(c) Autorizimi.—Sekretari i Shtetit duhet të zhvillojë më tej dhe të zbatojë BOLD, i cili këtej e tutje do të njihet si “Iniciativa e Liderëve të Rinj Ballkanikë”, për të promovuar zhvillimin arsimor dhe profesional për liderët e rinj të rritur dhe profesionistët në Ballkanin Perëndimor, të cilët kanë dëshmuar pasion për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
(d) Realizimi i iniciativës.—Qëllimet e Iniciativës së Liderëve të Rinj Ballkanikë do të jenë—
(1) të ndërtojë më tej kapacitetet e liderëve të rinj ballkanikë në Ballkanin Perëndimor në fushat e biznesit dhe teknologjisë së informacionit, kibernetikës dhe digjitalizimit, bujqësisë, angazhimit qytetar dhe administratës publike;
(2) të mbështesë liderët e rinj ballkanikë duke ofruar mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe rrjetëzim, veçanërisht në fushat e lidershipit, inovacionit, angazhimit qytetar, zgjedhjeve, të drejtave të njeriut, sipërmarrjes, qeverisjes së mirë, administratës publike dhe gazetarisë;
(3) të mbështesë liderët e rinj politikë, parlamentarë dhe qytetarë ballkanikë në bashkëpunimin për iniciativat rajonale që lidhen me qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit, etikën qeveritare dhe përfshirjen e pakicave;
(4) të sigurojë asistencë të shtuar ekonomike dhe teknike për liderët e rinj ballkanikë për të promovuar rritjen ekonomike dhe për të forcuar lidhjet midis bizneseve, investitorëve dhe sipërmarrësve në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor;
(5) ta përshtasë këtë asistencë për të çuar përpara objektivat e veçanta të çdo misioni të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor brenda kornizës së përshkruar në këtë nënndarje; dhe (6) të sigurojë financimin për këtë asistencë nga fondet ekzistuese në dispozicion të çdo Misioni të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
(e) Bursat.—Sipas Iniciativës së Liderëve të Rinj Ballkanikë, Sekretari i Shtetit do të ndajë bursa për liderët e rinj nga Ballkani Perëndimor të cilët— (1) janë të moshës midis 18 dhe 35 vjeç; (2) kanë dëshmuar aftësi të forta në sipërmarrje, inovacion, shërbim publik dhe lidership; (3) kanë pasur një ndikim pozitiv në komunitetet, organizatat ose institucionet e tyre, duke përfshirë promovimin e bashkëpunimit ndërrajonal dhe multietnik; dhe (4) përfaqësojnë një ndërthurje të diversitetit gjeografik, gjinor, politik dhe kulturor.

Pjesë nga teksti i projektligjit
Kongresi konstaton si vijon:
(1) Vendet e Ballkanit Perëndimor (Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë) formojnë një rajon pluralist, multietnik në zemër të Evropës, i cili është kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e atij kontinenti.
(2) Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor janë të lidhura drejtpërdrejt me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik të disponueshëm për qytetarët dhe banorët e këtyre shtatë vendeve.
(3) Është në interesin e ndërsjellë të Shteteve të Bashkuara dhe shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor të promovojnë rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në rajon.
(4) Reformat dhe integrimi me Bashkimin Evropian i ndjekur nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë çuar në përparim të ndjeshëm demokratik dhe ekonomik në rajon.
(5) Me gjithë përparimin ekonomik, shkalla e varfërisë dhe papunësisë në Ballkanin Perëndimor mbetet më e lartë se në vendet fqinje të Bashkimit Evropian.
(6) Emigrimi, veçanërisht i të rinjve, po ndikon në demografinë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor, duke rezultuar në rënie të popullsisë në të shtatë vendet.
(7) Zbatimi i reformave kritike ekonomike dhe të qeverisjes mund të ndihmojë në mundësimin e investimeve dhe mundësive të punësimit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për të rinjtë, dhe mund të ofrojë mjete të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe për inkurajimin e pjesëmarrjes më të gjerë në një proces politik që rrit tregtinë dhe prosperitetin për të gjithë.
(8) Përpjekjet ekzistuese ekonomike rajonale, si Tregu i Përbashkët Rajonal, Procesi i Berlinit dhe nisma “Ballkani i Hapur”, mund të kenë potencialin për të përmirësuar kushtet ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar përfshirjen dhe transparencën.
(9) Departamenti i Tregtisë, përmes Shërbimit të tij të Jashtëm Tregtar, luan një rol të rëndësishëm në promovimin dhe lehtësimin e mundësive për tregti dhe investime të Shteteve të Bashkuara.
(10) Korrupsioni, përfshirë edhe mesin e udhëheqësve kryesorë politikë, vazhdon të mundojë Ballkanin Perëndimor dhe përfaqëson një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik në rajon.
(11) Fushatat e dezinformimit që synojnë Ballkanin Perëndimor minojnë besueshmërinë e institucioneve të tij demokratike, duke përfshirë integritetin e zgjedhjeve të tij.
(12) Ndjeshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose sulmeve në infrastrukturën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit rrit rreziqet për funksionimin e qeverisë dhe ofrimin e shërbimeve publike.
(13) Komanda Kibernetike e Shteteve të Bashkuara, Departamenti i Shtetit dhe agjenci të tjera federale luajnë një rol kritik në mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe përmes dislokimit të ekipeve të mbrojtjes kibernetike me kërkesë të kombeve partnere për të përforcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.
(14) Sigurimi i rrjeteve kibernetike vendase e ndërkombëtare dhe i infrastrukturës së TIK-ut është një prioritet i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara, gjë që shembellet nga zyrat dhe programet në të gjithë Qeverinë Federale që mbështesin sigurinë kibernetike.
(15) Korrupsioni dhe dezinformimi përhapen në mjedise politike të shënuara nga kontrolli autokratik ose konflikti partiak.
(16) Varësia nga burimet ruse të lëndëve djegëse fosile dhe gazit natyror për vendet e Ballkanit Perëndimor i lidh ekonomitë dhe politikat e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian.
(17) Reduktimi i varësisë së Ballkanit Perëndimor nga furnizimet ruse me gaz natyror dhe lëndë djegëse fosile është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.
(18) Ndikimi në rritje i Kinës në Ballkanin Perëndimor mund të ketë gjithashtu një ndikim të dëmshëm në konkurrencën strategjike, demokracinë dhe integrimin ekonomik me Evropën.
(19) Në mars 2022, Presidenti Biden nisi Nismën e Rezistencës Demokratike Evropiane për të forcuar qëndrueshmërinë demokratike, për të avancuar përpjekjet kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Ukrainë dhe fqinjët e saj në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë.
(20) Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor 2023, dhe pasojat e tyre të menjëhershme, janë shkak për shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë së Serbisë, përfshirë edhe për shkak të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, i cili— (A) gjeti “kushte të padrejta” për zgjedhjet; (B) gjeti “mungesa të shumta procedurale, përfshirë zbatimin jo të qëndrueshëm të masave mbrojtëse gjatë votimit dhe numërimit, raste të shpeshta të mbipopullimit, shkelje të fshehtësisë së votës dhe raste të shumta të votimit në grup”; dhe (C) pohoi se “votimi duhet të përsëritet” në disa qendra votimi.
(21) Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vuri gjithashtu në dukje se zyrtarët serbë akuzuan protestuesit kryesisht paqësorë, partitë opozitare dhe shoqërinë civile për “përpjekje për të destabilizuar qeverinë”, një pretendim shqetësues ky që kërcënon sigurinë e elementëve të rëndësishëm të shoqërisë serbe.
(22) Vendet demokratike, vlerat e të cilave janë në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara, krijojnë partneritete më të forta dhe më të qëndrueshme.
NENI 3. Qëndrimi i Kongresit.
Është në qëndrimin e Kongresit se Shtetet e Bashkuara duhet:
(1) të inkurajojnë rritjen e tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve në Ballkanin Perëndimor;
(2) të zgjerojnë asistencën e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor;
(3) të forcojnë dhe zgjerojnë integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht ndërmarrjet që zotërohen nga gratë e të rinjtë ose që punësojnë ata;
(4) të punojnë me aleatët dhe partnerët e përkushtuar ndaj përmirësimit të shtetit të së drejtës, diversifikimit të burimeve të energjisë, reformave demokratike e ekonomike dhe reduktimit të varfërisë në Ballkanin Perëndimor;
(5) të rrisin tregtinë dhe investimet e Shteteve të Bashkuara me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në mënyra që mbështesin përpjekjet e vendeve— (A) për të zvogëluar varësinë nga burimet ruse të energjisë; (B) për të rritur diversifikimin, efikasitetin dhe kursimin e energjisë; dhe (C) për të lehtësuar kalimin drejt burimeve më të pastra dhe më të besueshme të energjisë, përfshirë energjinë e rinovueshme;
(6) të vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin, brenda Ballkanit Perëndimor, të— (A) shoqërive civile të forta; (B) partneriteteve publiko-private; (C) mediave të pavarura; (D) qeverisjes transparente, llogaridhënëse dhe reaguese ndaj qytetarëve, përfshirë përfaqësimin e barabartë për gratë dhe të rinjtë; (E) stabilitetit politik; dhe (F) ekonomive moderne të bazuara në tregun e lirë;
(7) të mbështesin anëtarësimin e shpejtë të atyre vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për vendet që e dëshirojnë dhe kualifikohen për një anëtarësim të tillë;
(8) të mbështesin— (A) ruajtjen e mandatit të plotë të Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë si interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara; (B) inkurajimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të rishikuar mandatet e misioneve dhe qëndrimin e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u siguruar që po luajnë një rol proaktiv në vendosjen e një mjedisi të sigurt, veçanërisht në sferën e mbrojtjes; (C) punën brenda NATO-s për të inkurajuar planifikimin e emergjencës për një forcë ushtarake ndërkombëtare për të ruajtur një mjedis të sigurt në Bosnje dhe Hercegovinë, sidomos nëse Rusia bllokon riautorizimin e misionit në OKB; dhe (D) një seli të forcuar të NATO-s në Sarajevë;
(9) të vazhdojnë të mbështesin aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë duke mbështetur përmbushjen e standardeve të kërkuara për anëtarësimin e tyre;
(10) të vazhdojnë të mbështesin misionin gjithëpërfshirës të Procesit të Berlinit dhe nismat e drejtuara në nivel lokal që janë gjithëpërfshirëse për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;
(11) të vazhdojnë të mbështesin trashëgiminë kulturore dhe të njohin gjuhët e Ballkanit Perëndimor;
(12) të koordinohen ngushtë me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e tjerë mbi përcaktimet e sanksioneve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të punojnë për të përafruar përpjekjet sa më shumë që të jetë e mundur për të dëshmuar një angazhim të qartë për ruajtjen e vlerave demokratike;
(13) të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh të sigurisë me vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s, veçanërisht përpjekjet e fokusuara në integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, përfshirë përmes Kartës së Adriatikut të Tiranës;
(14) të rrisin përpjekjet për të luftuar fushatat e ndikimit malinj rus dhe çdo aktivitet tjetër destabilizues ose përçarës që synon Ballkanin Perëndimor;
(15) të zhvillojnë një seri standardesh të qëndrueshmërisë kibernetike për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët mbi sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën e TIK-ut;
(16) të artikulojnë qartë dhe në mënyrë të paekuivoke angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vlerat demokratike dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar si e vetmja rrugë përpara; dhe
(17) të prioritizojnë partneritetet dhe programet me ato vende të Ballkanit Perëndimor që demonstrojnë angazhim drejt forcimit të demokracive të tyre dhe tregojnë respekt për të drejtat e njeriut.
NENI 6. Iniciativat për zhvillim demokratik e ekonomik dhe prosperitet.
(a) Iniciativa kundër Korrupsionit.—Sekretari i Shtetit, përmes programeve ekzistuese dhe të reja, do të zhvillojë një iniciativë që—
(1) synon të zgjerojë asistencën teknike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh kushtet lokale dhe në varësi të pëlqimit të qeverisë së vendit pritës për të hartuar strategji të reja kombëtare kundër korrupsionit;
(2) synon të ndajë praktikat më të mira dhe të ofrojë trajnime për agjencitë civile të zbatimit të ligjit dhe institucionet gjyqësore, si dhe trupat e tjerë administrativë përkatës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e këtyre agjencive dhe institucioneve;
(3) forcon strategjitë kombëtare ekzistuese kundër korrupsionit— (A) për të luftuar korrupsionin politik, veçanërisht në gjyqësor, në organet e pavarura të mbikëqyrjes zgjedhore dhe në proceset e prokurimit publik; dhe (B) për të forcuar mbikëqyrjen rregullatore dhe legjislative të fushave kritike të qeverisjes, si liria e informimit dhe prokurimi publik, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike dhe rrjeteve të infrastrukturës së TIK-ut;
(4) përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Iniciativën për Reziliencën Demokratike Evropiane të Departamentit të Shtetit, ose në çdo iniciativë pasardhëse ekuivalente, dhe e konsideron Ballkanin Perëndimor si përfitues të financimeve kundër korrupsionit për këtë iniciativë; dhe
(5) synon të promovojë rolin e rëndësishëm të një medie të pavarur në luftën ndaj korrupsionit përmes angazhimeve me qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke ofruar mundësi trajnimi për gazetarët në raportimin investigativ.
NENI 9. Iniciativa e Liderëve të Rinj Ballkanikë
(a) Mendimi i Kongresit.—Është mendimi i Kongresit se programet e rregullta të shkëmbimit njerëzor që sjellin udhëheqës fetarë, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, politikanë dhe individë të tjerë nga Ballkani Perëndimor në Shtetet e Bashkuara do të forcojnë marrëdhëniet ekzistuese dhe do të çojnë përpara interesat e Shteteve të Bashkuara dhe vlerat e përbashkëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
(b) Programi i lidershipit BOLD për liderët e rinj ballkanikë.— (1) MENDIMI I KONGRESIT.—Departamenti i Shtetit, përmes BOLD, një program lidershipi për liderët e rinj në disa vende të Ballkanit Perëndimor, luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e liderëve të rinj në përmirësimin e angazhimit qytetar dhe zhvillimit ekonomik në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. (2) ZGJERIMI.—BOLD duhet të zgjerohet, në varësi të disponueshmërisë së alokimeve buxhetore, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
(c) Autorizimi.—Sekretari i Shtetit duhet të zhvillojë më tej dhe të zbatojë BOLD, i cili këtej e tutje do të njihet si “Iniciativa e Liderëve të Rinj Ballkanikë”, për të promovuar zhvillimin arsimor dhe profesional për liderët e rinj të rritur dhe profesionistët në Ballkanin Perëndimor, të cilët kanë dëshmuar pasion për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
(d) Realizimi i iniciativës.—Qëllimet e Iniciativës së Liderëve të Rinj Ballkanikë do të jenë—
(1) të ndërtojë më tej kapacitetet e liderëve të rinj ballkanikë në Ballkanin Perëndimor në fushat e biznesit dhe teknologjisë së informacionit, kibernetikës dhe digjitalizimit, bujqësisë, angazhimit qytetar dhe administratës publike;
(2) të mbështesë liderët e rinj ballkanikë duke ofruar mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe rrjetëzim, veçanërisht në fushat e lidershipit, inovacionit, angazhimit qytetar, zgjedhjeve, të drejtave të njeriut, sipërmarrjes, qeverisjes së mirë, administratës publike dhe gazetarisë; (3) të mbështesë liderët e rinj politikë, parlamentarë dhe qytetarë ballkanikë në bashkëpunimin për iniciativat rajonale që lidhen me qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit, etikën qeveritare dhe përfshirjen e pakicave;
(4) të sigurojë asistencë të shtuar ekonomike dhe teknike për liderët e rinj ballkanikë për të promovuar rritjen ekonomike dhe për të forcuar lidhjet midis bizneseve, investitorëve dhe sipërmarrësve në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor;
(5) ta përshtasë këtë asistencë për të çuar përpara objektivat e veçanta të çdo misioni të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor brenda kornizës së përshkruar në këtë nënndarje; dhe (6) të sigurojë financimin për këtë asistencë nga fondet ekzistuese në dispozicion të çdo Misioni të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
(e) Bursat.—Sipas Iniciativës së Liderëve të Rinj Ballkanikë, Sekretari i Shtetit do të ndajë bursa për liderët e rinj nga Ballkani Perëndimor të cilët— (1) janë të moshës midis 18 dhe 35 vjeç; (2) kanë dëshmuar aftësi të forta në sipërmarrje, inovacion, shërbim publik dhe lidership; (3) kanë pasur një ndikim pozitiv në komunitetet, organizatat ose institucionet e tyre, duke përfshirë promovimin e bashkëpunimit ndërrajonal dhe multietnik; dhe (4) përfaqësojnë një ndërthurje të diversitetit gjeografik, gjinor, politik dhe kulturor.
*Projektligjin e plotë e lexoni KËTU