Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Kavajë, pronari i biznesit jashtë rrezikut për jetën



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen nr. 2 në Kavajë, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, u plagos me thikë.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi brenda një prej bizneseve të tij, ndërsa autori i sulmit, i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, është ndaluar nga policia.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forcat e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme.