
Komentatori dhe influenceri i majtë në SHBA, Brian Krassenstain, ka bërë thirrje për eliminimin e presidentit amerikan Donald Trump. Në një postim në X, ai shkruan: “Trump është i vdekur e i pakallur. Amerika “duhet ta heqë qafe”. Tani. Është gjëja humane për t’u bërë.”
Postimi i tij ka nxitur polemika të shumta në rrjetet sociale.

Brian Krassenstein dhe vëllai i tij Ed Krassenstein fituan famë gjatë presidencës së parë të Donald Trump-it duke bërë shpesh reagime anti-Trump në llogarinë e tij në Tëitter. Vëllezërit Krassenstein u pezulluan nga Twitter-i në vitin 2019 për përdorimin e llogarive false. Ata i mohuan këto akuza. Në dhjetor të vitit 2022, llogaritë e tyre u rikthyen.
Vëllezërit Krassenstein fituan rëndësi si aktivistë në Tëitter, veçanërisht brenda lëvizjes së “Rezistencës”, duke sfiduar vazhdimisht presidencën e parë të Donald Trump-it. Ata i përgjigjeshin shpesh postimeve të Trump-it, duke tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e disa figurave politike të shquara të SHBA-së.
Në shtator të vitit 2025, zëvendëspresidenti JD Vance iu përgjigj Brian Krassenstein-it në X, pasi Krassenstein kritikoi një sulm ajror të SHBA-së që shkatërroi një varkë venezueliane, për të cilën administrata Trump tha se po transportonte drogë për kartelin Tren de Aragua.
Kur Krassenstein shkroi se vrasja e civilëve të huaj pa një proces të rregullt gjyqësor përbënte krim lufte, Vance u përgjigj: “Nuk më rruhet fare se si e quani ju”, një shkëmbim ky që tërhoqi vëmendjen e mediave.