
Vendimi i Sekretarit të Shtetit Marko Rubio për t’u ndaluar hyrjen në SHBA të pesë evropianëve, ka nxitur reagimin e kryediplomates së BE-së Kaja Kallas dhe presidentitr frances Macron.
Departamentit të Shtetit mori sot vendimin për t’u ndaluar hyrjen në SHBA pesë ish-zyrtarëve e drejtues OJQ evropianë, të cilët i akuzoi si ideologë të censurës së fjalës së lirë.
“Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane që të ndëshkojnë pikëpamjet amerikane të cilat ata i kundërshtojnë. Administrata Trump nuk do t’i tolerojë më këto akte flagrante të censurës jashtëterritoriale.
Sot, Departamenti i Shtetit do të ndërmarrë hapa për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara figurave kryesore të kompleksit global censurues-industrial. Ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm ta zgjerojmë këtë listë nëse të tjerët nuk ndryshojnë kurs.” – shkroi Rubio.
Ndërkohë Kallas tha se vendimi i administratës Trump është i papranueshëm dhe përpjekje për të sfiduar sovranitetin e BE-së
“Evropa do mbrojë vlerat e saj, lirinë e shprehjes, rregulla të drejta dixhitale dhe të drejtën për të rregulluar hapësirën e saj.”
Ndërsa Macron tha: “Franca dënon masat e kufizimit të vizave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër Thierry Breton dhe katër figurave të tjera evropiane. Këto masa përbëjnë frikësim dhe detyrim që synojnë të dëmtojnë sovranitetin digjital evropian. Rregulloret digjitale të Bashkimit Evropian u miratuan pas një procesi demokratik dhe sovran nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Ato zbatohen brenda Evropës për të siguruar konkurrencë të ndershme mes platformave, pa shënjestruar asnjë vend të tretë, dhe për të garantuar që ajo që është e paligjshme jashtë linje (offline), të jetë e paligjshme edhe në internet (online). Rregullat që qeverisin hapësirën digjitale të Bashkimit Evropian nuk janë menduar të përcaktohen jashtë Evropës. Së bashku me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë evropianë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin tonë digjital dhe autonominë tonë rregullatore.”