Vendosni fjalën kyçe....

Elda Hoti: Shqipëria udhëhiqet nga një bandë


Në protestën e opozitës në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, foli dhe deputetja e PD, Elda Hoti ku iu drejtua qytetarëve se të flasësh për një popull që është tkurrur nga emigrimi nuk është e lehtë.

“Ne flasim për zhvillim, por cfarë zhvillimi është ky kur pensionistët marrin qindarka dhe çiftet e reja punojnë gjithë jetën për një shtëpi, kurse zv/kryeministrja ka shtëpi që mban vetëm çelësat.

Apo verërat e shtrenjta, si ajo që pinte kryeministri. Bodrumi me verë i Gysit sa kosto që i duhet spitalit Onkologjik që të investojë në shërbim të pacientit.”

Hoti e cilësoi qeverinë si një bandë hajdutës që po vjedh qytetarët çdo ditë.

“Nuk do të pranojmë që kjo bandë hajdutësh të na vjedhë çdo ditë. Të na shkatërrojë Shqipërinë. Institucionet që duhen të na mbrojnë janë kthyet në vegël të pushtetit të kalbur.

Sot nuk kemi një qeveri, por kemi bandë hajdutësh. Kjo bandë ka në krye një kryeministër që nuk po drejton Shqipërinë por po negocion për pushtetin e tij.

Ikja dhe dorëzimi nuk është alternativë. Kjo qeveri e bazuar në krim duhet të thyejë qafën. Ne do të qëndrojmë dhe opozita është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të kthyer shtetin ligjor.”, tha Hoti.