
Tre persona janë plagosur në një aksident automobilistik në rrugën Lezhë-Shkodër.
Përplasja ka ndodhur te Kryqëzimi i Gjadrit ku një makinë e drejtuar nga një shtetas malazez është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shtetas italian.
Njoftimi
“Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”