Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 3.6 vite burg, kapet në Kukës 40-vjeçari në kërkim


Një 40-vjeccar është kapur në Kukës pasi ishte në kërkim.

Personi me iniciale Q.D. kërkohej pasi ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për armëmbajtje pa leje e dhunë në familje.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:

Q.D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”