Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia gjermane e spiunazhit mund të lejohet të kryejë operacione sabotazhi jashtë vendit


Qeveria e kancelarit gjerman Merz ka propozuar t’i japë agjencisë së inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, e cila aktualisht është e përqendruar kryesisht te mbikëqyrja, kompetenca për të kryer sabotazhe dhe operacione të tjera sulmuese jashtë vendit, raportoi të premten Sueddeutsche Zeitung.

Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) u krijua në vitin 1956 në Gjermaninë Perëndimore të pasluftës dhe, ashtu si forcat e armatosura, fillimisht ishte i kufizuar në kompetencat e tij. Deri më tani, BND-ja ka qenë e lejuar vetëm të mbledhë dhe të analizojë informacione.

Një projektligj i ri i parë nga mediat gjermane do lejonte agjencinë e spiunazhit të vepronte shumë më agresivisht, duke i dhënë leje për të kryer sulme kibernetike, akte sabotazhi dhe operacione të tjera sulmuese, sipas raportit.

Nëse miratohet, legjislacioni do zgjeronte gjithashtu kompetencat e mbikëqyrjes së brendshme të BND-së, duke i lejuar agjentët të hyjnë në shtëpitë e të dyshuarve për të instaluar fshehurazi programe spiunimi në kompjutera dhe pajisje të tjera. Ai do zgjeronte më tej përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës dhe mbledhjen e të dhënave mbi vendndodhjen e automjeteve dhe rrugët e udhëtimit.

Sipas rregullave të propozuara, oficerët e inteligjencës do lejoheshin të përdornin kompetencat e reja vetëm nëse Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Gjermanisë, i krijuar së fundmi, përcakton se ekziston një “kërcënim sistematik”. Më pas, një komision parlamentar që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës do duhej të miratonte masën me një shumicë prej dy të tretash, shkruan Rt.

Agjencisë së inteligjencës iu dha autoritet më i gjerë në fillim të këtij viti për të mbikëqyrur partinë opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD), pasi Berlini e cilësoi zyrtarisht atë si një grup “ekstremist”.

Zyrtarë të lartë në administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar këtë lëvizje si një goditje ndaj lirisë së fjalës. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, i ka krahasuar veprimet e qeverisë gjermane kundër AfD-së, të cilën ai e quajti “partia më popullore në Gjermani”.