Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime të tjera në kabinet, Andrea Shllaku emërohet zv.ministri i ri i Mbrojtjes


Qeveria ka miratuar lëvizje të reja në përbërjen e saj, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes. Në mbledhjen e sotme, është emëruar Andrea Shllaku si zv/ministër i ri i Mbrojtjes.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e fondit të rindërtimit në vlerën 5.3 milionë lekë pa TVSH për riforcimin e banesave individuale në Bashkinë Shijak, të klasifikuara me shkallë dëmi DS4, që kanë nevojë për rikonstruksion dhe jo rindërtim nga e para. Fondi do të transferohet si transfertë e pakushtëzuar për vitin 2025.

Po në mbledhjen e sotme, u miratuan:

Përdorimi i fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit  të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Efekti financiar në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.

•Shpallja “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Klos të disa zonave;
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vau i Dejës të disa zonave;

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.