
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Komunën jugore të Mitrovicës. Atje ai u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj komune, Faton Peci.
Me këtë rast, kryeministri Kurti uroi kryetarin Peci për fillimin e mandatit të tij pas zgjedhjeve lokale të sivjetme dhe i dëshiroi suksese në qeverisje, sikurse i ofroi bashkëpunim në realizimin e projekteve me interes për komunën dhe qytetarët, shkruan RTK.
“Gjatë bisedës, ai u njoftua me vendimet e para që kryetari Peci ka marrë dhe me planifikimin për përmbushjen e programit qeverisës”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me kryetarin Peci dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar, bënë përurimin e urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër, e cila u hap më pak se katër muaj pas urës tjetër të re për vetura.