Vendosni fjalën kyçe....

Lewandowski në radarët e MLS, Chicago Fire nis kontaktet



Robert Lewandowski mbetet një nga sulmuesit më të përfolur në tregun e transferimeve, kjo edhe për faktin se ylli polak ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij. Emri i tij është lidhur së fundmi me disa destinacione, nga Italia dhe Arabia Saudite, ndërsa tani në skenë ka hyrë edhe Amerika.

Sipas BBC, klubi i MLS, Chicago Fire, ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Lewandowskit për të kuptuar nëse ekziston mundësia e një transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chicago Fire shihet si një opsion i favorshëm për sulmuesin polak, pasi klubi amerikan ka mundësinë t’i garantojë një pagë shumë të lartë, të krahasueshme me atë që Lewandowski përfiton aktualisht te Barcelona.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i 36-vjeçarit, nëse do të zgjedhë të vijojë karrierën duke i dhënë përparësi aspektit sportiv, apo do të orientohet drejt një kontrate më të favorshme financiarisht. Në çdo rast, e ardhmja e Lewandowskit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos.