Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve, dorëzon edhe mandatin e deputetit


Deputeti i PD-së Këlliçi pohoi mbrëmjen e sotme duke cituar burime informale të tijat se zv.kryeministrja Belinda Balluku do dorëhiqet nesër nga pozicioni në qeveri si dhe do heqë dorë edhe nga mandati i deputetes.

Ai e bëri deklaratën në emisionin “Kjo Javë” teksa shtoi se në rast se kryeministri Rama do mbrojë në mbledhjen e nesërme zëvendësen e tij, atëherë SPAK do reagojë me masa më të forta.

“Nëse Rama bëhet mburojë nesër e Ballukut, mendoj se SPAK e ka fare të lehtë që pjesë të materialit që ka për Ballukun të fillojë ta publikojë dhe të agravojë situatën me ngritjen e akuzave të reja apo me kërkesa për masa të forta sigurie. Të gjitha drejtoritë dhe agjencitë në varësi të ministrisë së drejtuar nga Balluku janë aktualisht nën hetim, duke sqaruar se këto mbeten hipoteza personale të tij. Flitet për një skenar tjetër që, para orarit zyrtar të mbledhjes, Balluku do të dorëhiqet edhe nga mandati i deputetes, jo vetëm nga funksionet e saj qeveritare. Ky është një informacion që e kam në mënyrë informale,” tha Këlliçi.

Sipas tij, një dorëheqje e tillë do ta bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjes dhe do të pengonte që qytetarët të njiheshin me materialet e dosjes së SPAK, nën arsyetimin e ruajtjes së sekretit hetimor.