
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratat e Flamur Nokës për takimin e Salianjit në Elbasan, duke theksuar se PD nuk pranon në asnjë rrethanë bashkëpunimin me krimin e organizuar.
Berisha u shpreh se gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kurrë kompromis me elementë kriminalë, duke e cilësuar këtë si “vijë të kuqe” të panegociueshme për Partinë Demokratike.
“Në gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Pavarësisht nga çmimi që ka patur kam bindje më thellë se vija e kuqe e Sali Berishës është, ndaras bashkëpunimi me krimin.
Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë të organizojë me Suel Çelën kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.
Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për vijën e tij. Nuk pranoj kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogë.
Kemi patur informacione që pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndetës të gjithë strukturat që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.
Kjo parti ka linjë të kuqe çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale”, tha ai.