
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është pritur në një takim nga e dërguara me punë e ambasadës amerikane Nancy VanHorn.
Ambasada shkruan se me Shehajn është diskutuar vizioni i Mundësisë për ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.
Në postim theksohet se SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me drejtues nga të gjitha partitë për ta çuar para sigurinë e dy vendeve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.” – shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.