Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave, turp


Gazment Bardhi ka reaguar në Facebook lidhur me dosjen e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke deklaruar se ajo provon se kryeministri Edi Rama nuk po mbron ministren, por veten e tij.

Sipas Bardhit, dokumentet e dërguara nga SPAK në Kuvend përmbajnë prova shtesë që, sipas tij, tregojnë përfshirjen e Ramës në ndarjen e tenderave, duke e cilësuar këtë situatë si të turpshme për kryeministrin

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij!

Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, shprehet Bardhi.