
Sezoni festiv ka nisur spektakolar në DigitAlb, sepse këto janë festat e dëshirave më përrallore në çdo kanal me programacionin më special që keni parë ndonjëherë.
Dhe surpriza e madhe për këto festa do të jenë eventet e mëdha sportive që i janë shtuar paketës Premium si Champions League, Serie A, Kupa e Italisë, Bundesliga, NBA dhe MotoGP.
Tashmë abonentët e DigitAlb përveç emocioneve të Premier League, La Liga, Ligue 1, Europa League, Kombëtares Kuq e Zi, Kosovës, Përfaqësueseve të Evropës, do të shijojnë mbi 30 evente nga bota e sportit por edhe programe fantastike në kanalet e tjera duke e bërë Paketën Premium më uniken në glob, pasi ofron gjithçka që dëshironi me çmimin më të lirë, prej 26.900 Lekësh.
Eventi më i shumëpritur i vitit, Big Brother VIP, nis prej datës 20 dhjetor e do të vijojë si gjithmonë çdo javë me dy emisione primetime në Top Channel, si dhe 24 orë në 24 në dy kanale Live në DigitAlb.
Kjo ofertë festive e DigitAlb vjen me ulje çmimi deri në 35%. Me çdo abonim të ri Premium 12-mujor, tashmë me të gjitha eventet sportive dhe kanalet e tjera familjare, merr dhuratë Big Brother VIP Albania.
DigitAlb është në çdo familje shqiptare, kudo me platformën Tokësore, Satelitore, si dhe OTT përmes Aplikacionit DigitAlb, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë, Amerikë, Kanada, Australi e në të gjithë botën. Vizitoni DigitAlb në çdo pikë shitje të autorizuar në Shqipëri e jashtë saj, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.
DigitAlb, Dëshira e Festave!

