
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë–Janinë është bllokuar sërish për qarkullimin e automjeteve, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.
Sipas njoftimit zyrtar, fermerët kanë më shumë se një javë që kanë intensifikuar protestat, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre, duke shmangur këtë aks rrugor deri në normalizimin e situatës.