Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës pas aksionit të SPAK në AKSHI: Grup i strukturuar kriminal


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe personave që ai i cilësoi si pjesë e rrethit të tij të ngushtë.

Berisha akuzoi Dumanin për tentativa për të mbyllur apo asgjësuar dosje hetimore.

“Rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur 3 javë më parë nga Shqipëria, ish-ortaku i Armand Fangut, që është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar apo jo mandat-arrest.

Geron Meçën, ish-ortakun e Frangut, që ka 2 apo 3 muaj që është në arrati, që nga pengmarrja e organizuar nga Agasi, me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramës, e implikuar direkt sipas regjistrimeve ambientale në tenderat e familjes të Frangut.

Dje apo pardje ju informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, famozi E.B dhe Mirlinda Kaçanaj, Lubia-bis, mungojnë dhe disa zyrtarë, Vlora Hyseni, që ka qenë e atij angurazhi. Meçe ka qenë ortaku, kurse ky është baxhanaku i dashur që i çonte valixhet me para në familje.

Ky është grup i strukturuar kriminal, organizatë kriminale më saktë. Para jush kam denoncuar me dhjetëra herë Armand Frangun, si njeriu që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni! (Tregon foton),90-96 % të fondeve.

Geron Meçe pohon se abc është kompani e baxhanakut dhe jo vetëm ndërhyn ai, por zonja Rama në përcaktimin e tenderave. Dosjen e ka pasur prokurori Mara, që thuhet se donte ta asgjësonte Dumani, por mësuan se dosja ndodhej dhe diku tjetër dhe nuk e asgjësuan.”, tha ai.