
Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj u rikthye në sheshin para kryeministrisë ku proteston prej disa ditësh.
Ai tha se kryeministri dhe policia donin ta fusnin në përplasje me demokratët, teksa shpjegoi arsyen pse u shty disi më tej deri në përfundimin e foltores së Berishës.
Lapaj tha se Rama ka ecur deri tani në politike me metodën përça e sundo.
“U dërgoj përshëndetje demokratëve, por Rama dhe policia donte të më fuste në konflikt me demokratët. Ndaj u shtyva pak më tutje. Deri tani ka qeverisur me metodën “përça dhe sundo”, nuk ja dhashë këtë kënaqësi”, tha Lapaj.