Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtuesit e PD-së janë rehatuar me humbjen, vetëm votat e Berishës s’na sjellin në pushtet” – Salianji


Ish-deputeti i  PD-së Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se opozita nuk mund të vijë në pushtet në formën që është tani.

Ai tha se pavarësisht faktit që Sali Berisha ka një numër të caktuar votash, ato janë të pamjaftueshme për të ardhur në pushtet.

Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me demokratët, denoncoi disa drejtues në selinë blu, të cilat tha ai janë rehatuar me humbjen dhe nuk lodhen për të fituar.

“Shumë drejtues të PD-së sot janë rehatuar me humbjen dhe nuk lodhen për të qenë fitues. Kanë një privilegj më shumë se disa të tjerë. Kemi humbje seriale në PD dhe ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. PD ka shumë largësi me demokratët, drejtuesit lokalë të PD-së janë të lënë pas dore, të braktisur. Sot kemi mungesë përfaqësimi. Duhet ndryshim, ky është përfundimi.

Sali Berisha është simbol në PD dhe ka një numër votash gjithë kohën por ai numër votash është i pamjaftueshëm për ta sjellë PD-në në pushtet. Ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta kapërcyer këtë gjë, si rruga e vetme për të ardhur në pushtet.” – tha Salianji në MCN.