Vendosni fjalën kyçe....

Egnatia “i tregon vendin” Dinamos


Egnatia ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos në Tiranë duke forcuar pozitat në vendin e dytë të renditjes.

Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Albanese, nga një gol për secilën pjesë, ndërsa për kryeqytetasit golin e vetëm e shënoi Qefalia në minutën e fundit shtesë.

Si Egnatia ashtu edhe Dinamo janë ndër kandidatët për një nga katër vendet e para, ekipe që do luftojnë për titullin kampion. Në ndeshjen tjetër të pasdites Vllaznia nuk mori dot më shumë se një barazim ndaj Bylisit.