Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ushtroi presion mbi Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Ballukut



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e ministres së pezulluar, Belinda Balluku.

Berisha theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u ndikua nga presioni i Ramës, duke i dhënë kohë Ballukut për të shkatërruar provat.

“Rama i imponoi GJK të firmosë licensën për vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij. Vendimi i GJK, i shkruar në zyrën e Edi Ramës pas presioneve të jashtëzakonshme, në kuptimin më të vërtetë është licensë për Ramën, familjen dhe ministrat e tij që të vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Vendimi i shkruar në zyrat e Ramës tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar. Duke anuluar pezullimin e Belinda Ballukut dhe duke i dhënë kohë asaj të falsifikojë çdo dokument,” deklaroi Berisha.

Ai e përshkroi vendimin si një shkelje të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit dhe si një akt që favorizon individë të lidhur me pushtetin.