Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Berat–Lushnje, çifti përfundon në spital në gjendje të rëndë



Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Berat–Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, makina ka përfunduar në kanal. Në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure.

Për nxjerrjen e tyre nga automjeti është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.