
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marius Saliaj, 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Arrestimi u krye pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis i bashkisë Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi Shpëtim Mejdani, 57 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së punës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.