
Deputetja e PD-së Ina Zhupa i kërkoi ministrit të Turizmit Gonxhja që të sqarojë qytetarët e Durrësit dhe Shqipërisë se pse projekti TID në qytetin bregdetar nuk është bërë nga bashkia po nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.
Ajo tha se projekti ka shumë hije dyshimi dhe prish banesat më të vjetra të qytetit dhe shkatyërron trashëgiminë historike dhe kulturore të Durrësit.
“Ky është plani i pushtuesve të Durrësit. Të gjitha këto pikat e kuqe janë banesa që do u prishen qytetarëve të Durrësit. Ministri duhet të sqarojë qytetarët, pse pranë pikave të kuqe ka pika të bardha. Cilat janë kriteret që dy banesa me të njëtin mur, gjysma prishet dhe gjysme tjetër jo. Ky është përçudnim i trashëgimisë së Durrësit, i historisë së qytetit. Të na tregojë ministri, a janë bërë konsulta me banorët siç e e kërkon ligji, a jane shpronësuar siç e kërkon ligji. Të na tregojë si mund të zhvillohet turizmi duke shkatërruar qytetin duke e bërë planin jo bashkia, por Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit. Planin e një qyteti nuk mund ta bëjë një organizatë që ka interesa private por e bën bashkia. Nëse shihet plani i shpronësimit, shihet se qytetarët e vjetër të Durrtësit nuk kanë nulur asnjë gozhdë në ato banesa ndërsa sot shkon shteti dhe i prish.” – tha Zhupa.