Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama që përzumë nga PD-ja, sot është armiku më i egër i shqiptarëve, do e shkallmojmë narkoshtetin e tij


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama si armikun më të egër të Shqipërisë.

Në përvjetorin e themelimit të PD-së, ai theksoi se Rama ka themeluar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë ndërsa shtoi se është detyra e demokratëve që ta rrëzojnë nga pushteti.

Ai renditi disa nga arritjet e qeverisjes së PD-së të cilën e cilësoi si më të suksesshme në historinë e vendit.

“Siç e dini ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në PD dhe është kjo forca e madhe e kësaj partie. Edvin Kristaq Rama na u bashkua disa ditë kur u themelua PD-ja, asokohe ishte pedagog i Arteve por sot është armiku më i egër i Shqipërisë.

Bëmë anëtarësimin në NATO, gazsjellësin TAP, Rrugën e Kombit, heqjen e vizave me BE-në. Shqipërinë e sollëm në moshën dixhitale. Asfaltuam rrugë në mbarë vendin. PD-ja luajti rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës. Ishim këtu të gjithë bashkë kur presidenti i SHBA-së shpalli pavarësinë e Kosovës. Çfarë fati për ne të jemi një parti që nuk e lëshojmë kurrë të vërtetën edhe nëse gjithë bota është kundër nesh. Nga sulmet që na u bënë vitet e fundit, asnkë parti në Evropë dhe botë nuk do kishte rezistuar. Janë këto ideale që do bëjnë që të rrëzojmë narkoshtetin e parë në Evropë. Edi Rama që ne përzumë nga PD-ja, spt ka themeluar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ai qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Kombi ka pësuar katastrofën demografike në historinë e tij. Ka grabitur më shumë se të gjitha regjimet dhe pushtimet e mëparshme. Edi Rama ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve siç fakton edhe raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Shqipëria sot po vuan një diktaturë të dytë.” – tha Berisha.