Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, një person i lënduar



Një incident është regjistruar në lagjen nr.1 të Librazhdit, ku dyshohet se një rrjedhje gazi nga bombola e gatimit ka shkaktuar zjarr në një banesë të marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.

Si pasojë e flakëve, është dëmtuar lehtë shtetasja B. D., e cila ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit. Ajo ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri shkaktoi dëme materiale në banesë. Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në apartamentet përreth.