Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: SPAK ka ndarë dosjet, një për ‘Lubinë’ dhe një për Ramën


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, tha se dosja që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku është ndarë nga SPAK në dy pjesë: një për të ashtuquajturën “dosja e Lubisë” dhe një tjetër për kryeministrin Edi Rama.

Berisha akuzoi kryeministrin se po ushtron presion ndaj gjyqtarëve dhe se, sipas tij, “është në radhë” për t’u hetuar.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh: “Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë… e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës.”

Berisha akuzoi kryeministrin se po përpiqet të ndikojë sistemin e drejtësisë.

 “Dje, për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit. Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë.”- u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm për protesta: “Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”