Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kam pasur rol në shpronësim dhe as lidhje me punësimin e babait”-Deklaratat e Alqi Bllakos për tu shfajësuar nga akuzat në Apelin e GJKKO


Gjykatën e Apelit Kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë rekursin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka folur në seancën e sotme, pasi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktikën për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Sa i përket korrupsionit pasiv lidhur me te ardhurat e krijuara nga babai si i punësuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako tha se në atë kohë ka qenë i punësuar në Presidencë dhe jo në Ministrinë e Mjedisit, e për pasojë nuk kishte se si të ndikonte. Sipas tij, të ardhurat e fituara në incenerator janë të ligjshme.

Gjatë seancës, avokati i ish-deputetit këmbënguli për një masë më të lehtë sigurie pasi Bllako nuk kishte mundësi të ndërhynte tek provat, por gjykatësja Ilirjana Olldashi e la atë nën masën e arrestit me burg.

Në lidhje me hapat e ardhshme që do të ndërmerren, avokati paralajmëroi që do të ndiqet rruga gjyqësore dhe se do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.