Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Do i vazhdoj takimet me demokratët, PD duhet të hapet


Ish-deputeti i PD-së Erevin Salianji përsëriti mbrëjen e sotme se takimet me demokratët do vijojnë.

I ftuar në News24 ai tha se një PD e fortë do e kishte shkundur qeverinë pas skandalit 50 milionë euro me Tunelin e Llogarsë.

Salianji tha gjithashtu se Partia Demokrate duhet të hapet.

“Ka raste kur SPAK ka pasur sukses ashtu si ka raste kur është tejkaluar ligji. Apo edhe të përdorimit politik me raste të caktuara. Përgjegjësi për humbjen e PD? Këtë duhet ta nxjerrë analiza dhe takimet që do kemi me qytetarët. Nuk dua të hyj në asnjë emër. I kam të gjithë kolegë. Në çdo rast kemi faj edhe ne. Unë gjatë gjithë kohës bëj takime. Ndalesa e radhës do të jetë në varësi të kërkesave. …Nëse një qytetar ka pasur një shqetësim unë kam shkuar dhe i kam dhënë zë kur kam qenë deputet. Kur një demokrat ka shqetësim, unë do jem aty. Statuti nxit takimet, nuk thotë mos tako demokratët. Takimet do t’i vazhdoj dhe do marr mendimet e demokratëve. Partia Demokratike duhet të hapet”, tha Salianji.