Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Berat



Një 46-vjeçar shqiptar, Ermal Gora, është ekstraduar sot nga Spanja në Shqipëri, pasi akuzohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, tentuan të vrisnin një qytetar në Berat. Ndër të dyshuarit e tjerë janë Hamit Berisha nga Kosova dhe Arli Shehu.

Procedura e ekstradimit u finalizua falë koordinimit mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur për Goran masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”, ndërsa materialet procedurale janë kaluar pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme ligjore.