Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Mesazhet e Ballukut me Berberin janë të Ramës, 4 telefona, mbi 2,700 mesazhe


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se aferat që lidhen me ministren Belinda Balluku arrijnë në vlera prej miliarda dollarësh.

Ai tha se Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ka administruar rreth 12 miliardë euro fonde publike në infrastrukturë gjatë qeverisjes së saj.

Berisha akuzoi se te afera e tunelit të Llogarasë, Balluku dhe kryeministri Edi Rama janë të lidhur drejtpërdrejt dhe se komunikimet e ministrisë me ish-drejtorin Evis Berberi i atribuohen më shumë vetë Ramës.

“Lubia si ministre ka administruar 12 miliardë euro dhe në çdo lloj përllogaritje mbi 10 milionë janë të zhdukura pa nam e pa nishan. Në 12 vite taksa, djersë e mund të qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh sipas KLSH dhe Bankës Botërore, është përllogaritur se 90 për qind e tyre janë zhdukur. Këto janë grabitje e plaçkitje” – tha ai.

Duke iu rikthyer çështjes së tunelit të Llogarasë, Berisha u shpreh se përgjegjësi i parë i aferës është kryeministri.

“Tuneli i Llogarasë ka hajdut të parë Ramën. Askush të mos mendojë që Lubia është ndarë duar bosh, as ajo as ata që ka patrulluar ajo” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, ministrja ka zbatuar urdhra që vinin nga kreu i qeverisë.

“Lubia nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar porositë e tij. Mesazhet me Evis Berberin janë të Ramës më shumë” – u shpreh ai.

Berisha tha se provat e mbledhura në këtë hetim janë voluminoze dhe të rëndësishme.

“Janë 4 telefona, mbi 2700 mesazhe në Telegram, Signal, WhatsApp. Vetëm në një telefon ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë” – theksoi ai.