Vendosni fjalën kyçe....

40-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge



Një 40-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë. Gjatë kontrolleve të hollësishme në pikën kufitare, u zbulua se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ndaj shtetasit Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia njofton se kapja u bë si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim që tentojnë të shmangin drejtësinë duke lëvizur ilegalisht.

Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Finlandës.