Vendosni fjalën kyçe....

Shembet rruga Shëngjin-Rrjoll, pak ditë më parë u dëmtuan Qukës-Qafë Plloçë e Korçë Ersekë, të përuruar këtë vit


Rruga Shëngjin-Rrjoll, e përuruar këtë vit, është shembur në një pjesë të saj. Fotoja e pjesës së shembur është marrë nga faqja Ilir Ciko në Facebook.

Ai shkruan se përveç shembjes, në rrugë bien shpesh gurë që janë tejet të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Pak ditë më parë, rruga Qukës-Qafë Plloç, gjithashtu e përuruar këtë vit u shemb në një pjesë të saj, pasi një masiv shkëmbor ra sipër saj, duke e bërë të pakalueshme.

Tjetër rrugë që pësoi çarje dhe e përuruar këtë vit është ajo Ersekë-Korçë.