
Kreu i PD-së Berisha shkruan se IDU që përbëhet nga 83 parti të qendrës së djathtë mes të cilave Partia Republikane në SHBA, Forca Italia në Itali dhe CDU-ja në Gjermani kanë miratuar një rezolutë që denoncon Shqipërinë si narkoshtetin e parë në Evropë.
Ai shton se ndaj qeverisë Rama ka pasur 7 rezoluta në 14 muaj.
“IDU, me 83 parti të qendrës së djathtë si Partia Republikane e SHBA, Forza Italia dhe CDU-ja e Gjermanisë, voton me unanimitet një rezolutë që denoncon Shqipërinë si narko-shtetin e parë në Europë. 7 rezoluta ndërkombëtare në 14 muaj, të gjitha dëshmi e realitetit dramatik nën regjimin Rama.” – shkruan Berisha në Facebook.