
Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Hyka (Mondi Mëhalla), kanë mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Xhino Ago akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa roja Kujtim Pisha për “moskallëzim krimi”.
Në të njëjtën çështje është arrestuar edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hykës dhe përballon akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.