Vendosni fjalën kyçe....

Dy sulme kamikaze në Afganistan lënë pas mbi 40 viktima


Rreth 40 njerëz kanë humbur jetën në Afganistan pas një sulmi të dyfishtë, shkruan Reuters.

Sulmi i pari ndodhi në një spital të kryeqytetit Kabul ndërsa viktima mbetën më shumë se 19 persona sipas raporteve të para ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Ndër viktimat numërohen edhe fëmijë të sapolindur e gra, shkruan Reuters që citon autoritetet afgane.

Sulmi tjetër ndodhi gjatë funeralit të një komandanti policie në provincën lindore të Nangarhar, sipas Attaullah Khogyani, një zëdhënës i qeverisë lokale.

Të paktën 24 persona u vranë gjatë sulmit, tha agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një raport nga kanali televiziv Ariana Neës i Afganistanit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin deri më tani. Nangarhar, një provincë afër kufirit të Pakistanit, ka qenë prej kohësh një fortesë si për Shtetin Islamik (IS, dikur ISIS).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *