
Sot në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku do të vendoset nëse dosja do t’i kalojë gjykimit apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.
Në seancën e mëparshme, Meta ishte i pranishëm, por procesi u shty pasi ai kërkoi të njihej me të gjitha aktet, duke pretenduar se i ishte dorëzuar vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se Meta do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore.
Ndërkohë, kreu i PL, ashtu si Veliaj dy ditë më parë, ka kërkuar të mos qëndrojë në kafazin e gjyqit, duke e cilësuar atë si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të njeriut.