Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, 24-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin


Një aksident fatal ka ndodhur rreth orës 10:05 në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”, ku një makinë e drejtuar nga një 24-vjeçare ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.