
Partia Demokratike ka nisur lëvizjet e para dhe kërkon zhvillimin e një analize të detajuar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Pas nisjes së turit të foltoreve nga Sali Berisha dhe angazhimeve të Ervin Salianjit, nënkryetari i PD-së u ka dhënë udhëzime degëve që të fillojnë zyrtarisht procesin e analizës së zgjedhjeve.
Analiza do kryhet në çdo degë të PD-së dhe, në nivel qarku, do drejtohet nga një koordinator i caktuar nga kryetari Sali Berisha.
Procesi duhet të përmbyllet brenda datës 31 janar 2026, pas së cilës do mblidhet kryesia e partisë për të shqyrtuar të gjitha raportet e përgatitura nga koordinatorët e qarqeve.
