Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo shpartallon Tiranën në derbi 6-2


Dinamo ka shpartalluar Tiranën keqazi në derbin e kryeqytetit 6-2.

Kampionët në fuqi nuk e kanë nisur mirë sezonin duke u renditur në vendin e katërt, megjithatë fitorja e sotme në derbi pritet të rikthejë moralin e ekipit të Ilir Dajës.

Tirana nga ana tjetër po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së saj duke u renditur në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë në llogari.

Bardheblutë janë ndër kandidatët për të rënë një kategori më poshtë, megjithatë deri në fund të sezonit ka edhe shumë javë.